“Shën Valentini” me vello të bardhë, momente të shkëputura nga kryeqyteti

Ashtu dhe siç kishim njoftuar më parë në parashikimin e motit, velloja e bardhë pritej të mbulonte edhe qytetin e Tiranës. 

Pas katër viteve mungesë të borës kryeqyteti u përfshi nga reshjet e borës dhe moti i acartë.   Ky 14 Shkurt ka nisur i bardhë dhe të mëdhenj dhe të vegjël kanë  shijuar  çdo flokë bore. Në fotot e siguruara nga LSA shihen qartë momentet e gëzimit tek fytyrat e fëmijëve dhe dashuria e ngrohtë tek çiftet.

Dikush luan me topa bore, dikush tjetër vrapon për ti dhuruar buqetë me lule partneres së tij dhe dikush tjetër përfiton për të shkrepur disa foto që  këtë kornizë dimri në këtë ditë kaq speciale ta ketë kujtim.

Foto tirane bore shen valentin

EMISIONET