Shembjet e monumenteve, Guri: Do të çojmë në SPAK kryebashkiakun e Tiranës, Korçës dhe Beratit

Shembjet e monumenteve, Guri: Do të çojmë në SPAK

Ambientalisti, Sazan Guri, ka palajmëruar se do të depozitojë kallëzim penal në SPAK lidhur me shembjen e monumenteve në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit tonë.

I ftuar në Ora News, Guri tha se Teatri u shemb me pretekstin se kishte krisje nga tërmeti, ndërsa për Maternitetin, tha se mund të ishin bërë restaurime brenda, por nga jashtë të mos prekej.

Ndër të tjera, ai ka thënë se së bashku me qytetarët do të kallëzojnë në SPAK edhe kryebashkiakët e Tiranës, Beratit dhe Korçës, për shkatërrimet që kanë bërë në qytete.

Guri: Ata kanë bërë ata që kanë dashur, kanë prishur Teatrin me shkakun se është krisur nga tërmeti. Këta shkatërruan shkollën e parë, stadiumin e parë, cirkun e parë, kopshtin e parë botanik, kopshtin e parë zoologjik, Mësonjëtoren e parë. Tek Materniteti,mund të ruhej fasada nga jashtë dhe të bëheshin ndërhyrje brenda. Duke e shkatëruar jashtë kanë hequr memorien e kombit.

Ne kemi bërë një organizim prej 400 persona, të cilët janë qytetar dhe do i drejtohemi SPAK, që në bazë të ligjit duhet të ketë një grup të specializuar që të japë vlerësimet në lidhje me monumentet. Ne do të çojmë dhe kryetarin e Bashkisë së Beratit sepse ai nuk di ça prish.

Në SPAK do të çojmë edhe Kryebashkiakun e Korçës për Mësonjëtoren si dhe Kryeabashkiakun i Tiranës për Teatrin, Maternitetin dhe shumë shkatërrime të tjera që kanë bërë. Unë ju bëj thirrje që mos ta zgjasin dorën.

Intervistoi Sonila Musai

Vendi Kultura Lajme sazan guri Intervista në Ora News shembja e monumenteve

EMISIONET