Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu tha se vizita e Lulzim Bashës në Kosovë është e rëndësishme në këtë periudhë që ajo ndodhet.

Sipas Shehut, kjo vizitë synon që të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shtuar se Rama ka ndërmarrë aventura së bashku me Thaçin e Vuçiçin për shkëmbim territoresh.

Tritan Shehu: Vizita e Bashës në Kosovë është e rëndësishme në këtë periudhë për këtë shtet. Kjo vizitë vjen në kuadër edhe të forcimit të marrëdhënieve reale mes Shqipërisë dhe Kosovës, edhe pas zgjedhjeve që do të mbahet e do të sjellin një qeverisje të re demokratike.

Është një vizitë në disa plane. Kjo është një vizitë pas marrëdhënieve të vështira nisur edhe nga aventurat e kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm aktual ndaj Kosovës, e cila ka kaluar disa momente paternalizmi dëmtues.

Kjo ka pasur edhe përfshirje në projekte sikurse është shkëmbimi i territoreve, të cilin e ndërmori Rama së bashku me Vuçiçin dhe Thaçin. Apo në lidhje me projektin e bërjes si zëdhënës i Vuçiç për minishengenin. Kjo është ëndrra e Jugosllavisë së Re.