Në një intervistë për Ora News, ish-ministri Tritan Shehu u shpreh se Vendi ynë është cilësuar si delja e zezë e Covid-19 në Evropë.

Për Shehun Zgjidhja duhet kërkuar nga vendi ynë, jo nga Greqia, se Greqia po bën në ditë më shumë testime sa sa Shqipëria në gjithë territorin.

Shehu: Vendi ynë është cilësuar si delja e zezë e Covid-19 në Evropë. Ajo që po ndodh në Kakavijë është pjesë e një tragjedie dhe ne kemi thënë që do të ndodhte kështu. Një nga masat kryesore që duhet të ishte marrë është testimeve që bëhet në vendin tonë. Ndërkohë, në mënyrë talebaneske u bllokuan të gjitha laboratorët. Prandaj sot jemi më keq se në momentin e mbylljes, pasi u keqmenaxhua situata.

Nëse laboratorët do të funksiononin qysh nga janari, do të kishim kapacitete të plotë. Zgjidhja duhet kërkuar nga vendi ynë, jo nga Greqia, se Greqia po bën në ditë më shumë testime se sa Shqipëria në gjithë territorin. Shqipëria duhet të negociojë që të bëjë garantimin e mijërave testimeve dhe të ngrejë komplekse të çmontueshme shëndetësore. Nuk mund të kërkohet zgjidhja e problemit nga Italia dhe Greqia.

Shehu shtoi se Shqipëria është kthyer në delen e zezë Covid të Evropës dhe se pala shqiptare duhet të bashkëpunojmë me palën greke dhe italiane, për bërë ekzaminime 224 orë në kufi.

Shehu: Kjo dramë do të ishte menaxhuar sikur të bënin më shumë testime dhe të mos bllokonim laboratorët. Në këtë urgjencë ku ndodhemi Shqipëria duhet të bisedojë me Greqi që në pikat kufitare të ngrejë struktura stabël për bërjen e testeve. Pala greke ka regjimin e vet shëndetësor që ne duhet ta respektojmë. Ne jemi kthyer në delen e zezë Covid për BE-në. Ne duhet të bashkëpunojmë me palën greke dhe italiane, për bërë ekzaminime 24 orë në kufi.