Shehu: Shqipëria duhet të bëjë falas 2500 teste në ditë, të sigurohet sa më parë vaksina

Shehu: Shqipëria duhet të bëjë falas 2500 teste në

Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu tha qeveria duhet të ndjekë këshillën e OBSH-së për të rritur testimet.

Sipas Shehut, vendi ynë duhet të bëjë së paku 2500 teste në ditë falas duke shfrytëzuar të gjitha laboratorët e mundshëm në vend.

Tritan Shehu: Qeveria duhet të zbatojë këshillën kryesore të OBSH-së është testimi. Vendi ynë duhet të bëjë së paku 2500 teste në ditë falas. Unë e konsideroj pozitive që pas 4 muajsh qeveria hoqi dorë nga bllokimi i laboratorëve. Lejimi i laboratorëve jopublikë për testet është një veprim shumë i vonuar, pasi duhej bërë në gjithë këto muaj gjë e cila ka dëmtuar shumë rëndë dhe ka krijuar një katastrofë. Unë them që të shfrytëzojmë të gjitha laboratorët, privat dhe publik.

Testimet e tjera që bëhen për marrje dokumentesh nuk mund të futen në skemën e testimeve falas se del sikur bashkon kastravecin me domaten dhe të bësh sallatë. Unë dyshoj se do të shkojmë drejt një katastrofe. Unë them që u bënë faje që u paguan dhe do të paguhen shumë rëndë. E kemi thënë qysh në fillim se numri i testimeve është shumë i ulët ne u shkëputëm nga kjo gjë. Sot sërish vazhdon të jetë jashtë loje mjeku i familjes. Sot qendrat shëndetësore dhe personale mjekësor është i infektuar. Qytetarët që shtrohen nuk kontrollohen në fillim.

Për Shehun vendi ynë duhet të sigurojë sa më shpejt vaksinën nëse del në treg dhe të vaksinojë së paku 80% të popullsisë.

Tritan Shehu: Çfarë do të bëhet me vaksinat? Se u tha që janë kontraktuar, por sa janë kontraktuar për gripin e zakonshëm? Se së paku duhet mbi 80% të popullsisë dhe të jetë gratis. Unë nuk shoh asnjë përgatitje. Duhet të blihet sasi e vaksinave ose ta sigurojnë gratis sa më shpejt që të jetë e mundur kur të dalë në treg. Ne gjithmonë marrim masa kontroverse, se sot jemi më keq se na mars kur u mbyllën. Sistemi shëndetësor në vendin tonë është në një gjendje shumë të vështirë.

Intervistoi Leftion Peristeri, përgatiti A. Kurti

Vendi Shendetësi Lajme tritan shehu vaksina falas teste

EMISIONET