Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për çështjen e shumë debatuar ditët e fundit, atë të detit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu shkruan se Rama dje kërkoi që të lajë duart si Pilati për marrëveshjen me Greqinë.

Sipas tij, është përgjegjësi e Ramës që sot ndodhemi në këto pozicione të disfavoreshme jo vetëm ndaj Greqinë, por në tërësi me humbjen e rolit për stabilitetin e Rajonit, duke ja kaluar presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Postimi i Shehut në Facebook

Rama dje kerkoi te “laje duart” si Pilati per “Mareveshjen e detit”!

Rama, qe gjeneroi ate histeri ndaj mareveshjes te favoreshme per te dy vendet te vitit 2009 (ishte per 6 milje), ai qe shkaterroi qellimisht maredheniet tona strategjike me Greqine duke marre rolin e “cubit” te transformuar me tej me “kenge e valle” ne ate te “kapitullantit”, tentoi te “laje duart”, duke menduar se keshtu del pa lagur nga “vorbulla” ku e ka futur tashme veten, por fatkeqesisht dhe vendin!

Eshte pergjegjesia e tij dhe e politikes se Rilindjes qe sot ndodhemi ne keto pozicione te disfavoreshme jo vetem ndaj Greqine, por ne terresi me humbjen e rolit tone thelbesor per stabilitetin e Rajonit, duke ja kaluar kete Vucic, qe po e perdoror Kryeministrin tone vetem si “tellall” te projekteve sebomadhe prej “Shengenit Ballkanik”, tek territoret e deri te zhvillimet ne Mal te Zi.

Dhe tani i ndodhur si ai midis “dy padroneve” kerkon “te laje duart” duke ikur “me bisht nen shale”.

Ketu ka dicka pozitive, sa me pak te perzihet ne keto pak muaj qe i kane mbetur atij e kesaj qeverie ne “ikje” ne ceshtjet Rajonale apo te Politikes se Jashteme, me pak “zullume” te reja do te lere mbas.

Ne fakt shume te tilla ka krijuar me pasoje edhe zbehjen e maredhenieve me Italine, Gjermanine etj, korregjimi i te cilave do te relizohet vetem pak muaj me tej nga Qeveria Basha.

Rama dje kerkoi te “laje duart” si Pilati per “Mareveshjen e detit”!Rama, qe gjeneroi ate histeri ndaj mareveshjes te…

Publiée par Tritan Shehu sur Jeudi 3 septembre 2020