Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, shprehet se është një ditë zie për Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu shkruan se parlamenti është një karikaturë e cila lëviz nën shkpoin e dirigjentit, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, sot demokracia në vend ka nevojë për ringjallje.

Postimi i Shehut në Facebook

Dita nderkombetare e demokracise, dite zije kjo per Shqiperine!

Demokracia jone nqs nuk ka vdekur tashme, eshte ne agoni duke evokuar “reanimacionin” si te vetmen shprese!

Jemi i vetmi vend ne ate ku ne desherojme e aspirojme te klasifikojme veten tone, ne “Boten Demokratike”, me nje parlament karrikature pupacesh 122-sh, ku cdo gje leviz nen “Shkopin e dirigjentit”!

Jemi i vetmi vend ku nuk egziston “Qeverisja Lokale”, pikerisht ajo ku qytetari duhet te gjeje vehten e tij.

Jemi i vetmi vend qe prej vitesh nuk ka Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte.

Por ka edhe me keq akoma, ne kete gjendje institucionale ky “parlament” merr guximin te preke Kushtetuten, e pa imagjinueshme kjo per cdo vend ku ka “filiza” demokracie, apo qe perpiqet te transmetoje se paku imazhe demokracie.

Ne keto kushte tragjike per vendin le t’i leme me nje ane teorizimet demokratike, elaborimet e fjales sublime “demokarci”, qe po i lexoj sot!

Sot duhet ta kuptojme qarte, ne dhe partneret tane, se Demokracia jone ka nevoje per Ringjallje, ka nevoje per veprime e metoda reale “reanimatore”, qe disa here mund te duken edhe te “ashpra”, por jane te domosdoshme.

Ndryshe autokracia eshte shume pak per cfare na ofron e ardhmja!