Shehu: Covax furnizohet me vaksina vitin e ardhshëm, urgjente t'i kërkohet ndihmë BE

Shehu: Covax furnizohet me vaksina vitin e ardhshëm, urgjente t'i

Mjeku Tritan Shehu në një lidhje në Skype për Ora News akuzoi qeverinë se ka dështuar për ti siguruar shqiptarëve vaksinim në përputhje me standardet e BE.

Tritan Shehu për Ora News:  Ne jemi lidhur vetëm me Covax që siguron vaksinimin vetëm për 20% të popullsisë të atyre vendeve që aplikojnë për vaksinën. Një vaksinë e standardeve të vendeve të Afrikës.  Ne kemi një papërgjegjshmëri të thellë të atyre që drejtojnë sektorin shëndetësor të qeverisë, të kryeministrit personalisht se ka dështuar totalisht me të gjitha proceset e menaxhimit të pandemisë. Dhe ashtu ka dështuar  dhe në procesin e domosdoshmërisë së vaksinimit të shqiptarëve me vaksina të sigurta në sasi dhe në kohë të përputhshme me atë që do realizohet në vendet e BE që do e fillojnë vaksinimin brenda muajit dhjetor.

Ai tha se sipas informacioneve që ka se Covax do të furnizohet me vaksina në muajin korrik të vitit të ardhshëm dhe se është urgjente t'i trokitet në derë vendeve partnere të rëndësishme dhe BE.

Tritan Shehu për Ora News:  Me informacionet që unë kam Covax do të furnizohet me vaksina në muajin korrik të vitit të ardhshëm, pra e kuptoni sa vonë? Kur shumica dërmuese e vendeve te tjera ndoshta do e kenë mbaruar procesin e vaksinimit deri në atë periudhë. Dhe në atë periudhë mendohet të fillojë Covaxi. Është shumë urgjente t'i trokitet në derë vendeve partnere të rëndësishme, BE, të kërkohet që dhe Shqipëria të marrë sasi vaksinash nga kontingjenti i tyre nëse do mund të realizohet sepse tani është shumë vonë.

Intervistoi  Eneida Ndoci, përgatiti për online E.P

Vendi Lajme Lajmi i fundit tritan shehu Aktualitet covid 19

EMISIONET