I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora” nga gazetari Besart Kadia, ish-deputeti dhe kreu i LZHK Dashamir Shehi, tha se kufizimi i pushtetit për kryeministrin deri në dy mandate, është një nga elementët shtetformues që çliron institucionet.

Sipas tij, nëse kjo do ishte e përcaktuar me ligj në kushtetutë, do kishim një energji të re, madje edhe vetë PS do të çlirohej.

Për të, sado i zoti të jetë një politikan, duhet të largohet, ashtu si edhe kryeministri Rama.

Dashamir Shehi: ”Kufizimi deri në dy mandate për kryeminstrin, është një nga elementët shtetformues që çliron institucionet. Pse janë në PS kaq në tension nëse do t’i vejnë apo jo në listë, pse është i turrur për pushtetin, do mandatin e tretë. PS le ta gëzojë mandatin e tretë nëse e merr, por jo me Edi Ramën. Nëse do e kishim fiksuar në kushtetutë që duhet të rrish 8 vjet, ky vetë do e bëntë gati pasuesin e tij. Imagjino se sa energji të reja çlirohen kur e di që ke një mandat skadence, i ndryshon me ligj gjërat. Mundet që një personazh i zoti të largohet, le të largohet. Nëse Rama qeka kaq i zoti, le ta vënë diku tjetër, ka vend plot shteti. Ne kemi krijuar një traditë shumë të gabuar në lidhje me politikën.”