Në një intervistë për Ora Neës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se Ramës kur i duhet ambasada franceze, ajo amerikane ose BE-ja bën lloj-lloj akrobacirash, ndërsa kur nuk i duhen, gjen gjithmonë justifikime për t’i sulmuar.

Ai tha se kjo sjellje e Ramës nuk i prish punë Francës, por i prish punë Shqipërisë dhe theksoi se tani kemi bërë miq turqit.

Shehi: Ramës kur i duhet ambasada franceze, ajo amerikane ose BE-ja bën lloj-lloj akrobacirash, ndërsa kur nuk i duhen, ky gjen gjithmonë sebepe për t’i sulmuar, për t’i akuzuar. Francezët i kanë dhënë një medalje këtij edhe pse nuk e di pse ia dhanë. Ndoshta sepse bëri atë shërbyesin dhe intrigantin e vogël, duke gjetur nja dy miq andej nga presidenca franceze. Nuk është se ky i prish punë Francës, por i prish punë Shqipërisë dhe i ka prishur prej 8 vitesh që jemi jashtë BE-së. Tani na dolën miqtë të rinj si turqit. Tani na kanë ardhur të gjitha kompaninë kineze.

Shehi shtoi se vendi ynë ka si qëllim prej 30 vitesh që të futet në BE, por tha se prej 8 vitesh Rama e ka lënë jashtë Shqipërinë duke punuar kundër Evropës.

Shehi: Ne kemi një qëllim dhe një strategji praj 30 vitesh në raport me BE-në, por ky për 8 vite na ka lënë jashtë. Për të justifikuar pse jemi jashtë, sepse ky nuk ka zbatuar pikat që ata kanë vënë dhe ka punuar kundër Evropës, sigurisht që ata nuk kanë asnjë dëshirë që të jemi në Evropë me këtë në krye. Prandaj ky justifikohet se ne nuk na duan, se BE-ja ka paragjykimi. Ky tani po na i del për zot probleme që ka Evropa. E cila ka pasur dhe do të ketë gjithmonë probleme, nuk i zgjidh Rama hallet e saj. Ne duhet të zgjidhim hallet tona që të futemi. Këtë herë na e ka fajin Franca, herën e kaluar ishte Holanda, nesër del Gjermania.