Në një intervistë për RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se Rama është një aventurier që në vende normale do ta kishin futur në burg.

Shehi tha se Komisioni Evropian i ka dhënë 70 milionë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe duhet të paraqitnin një strategji për vaksinimin, por sipas tij, vendi ynë nuk e ka bërë diçka të tillë.

Shehi: Rama nuk ka pse të bëjë favore të tilla me vaksinën. Ky është një aventurier që në vende normale do ta kishin futur në burg. SHBA po kërcënon me burg presidentin. Ne jemi pas me kohën në raport me vaksinat. Ambasadori i BE-së që s’ka reaguar asnjëherë, reagoi për vaksinat sepse e sulmoi te shtëpia e vet.

Komisioni Evropian u ka dhënë 70 milionë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe duhet të paraqitnin një strategji për vaksinimin. As kaq letër nuk e kanë dorëzuar, prandaj nuk kanë marrë gjë. Dalin në Turqi dhe Arabi dhe ankohen për donatorët e Evropës tani prej 30 vitesh.

Rama e sheh sikur vaksina është çështja personale. Rama nuk ka asnjë mik në botë, prandaj jemi jashtë Evropës. Nëse Evropa nuk është e mjaftueshme, t’i paraqesë parlamentit se i duhen 40 milionë për vaksinat për t’i blerë, se ky i jep 200 milionë atyre të PPP-ve. Me këtë projekt që ky ka para, Rama nuk vaksinon dot më shumë se 10-20 mijë veta.