I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se protesta nuk ishte shumë paqësore, por kur mendojmë se janë të rinj dhe ishte vrarë një njëri, aspekti i vetëm i dhunshëm ishin policët dhe shteti.

Shehi: Protesta nuk ishte shumë paqësore, por kur mendojmë se janë të rinj dhe ishte vrarë një njëri, aspekti i vetëm i dhunshëm ishin policët dhe shteti. Kjo behët në sebep të pandemisë. Kjo po përdoret dhe po ekzagjerohet me qëllim.

Protesta nuk është që u largua një ministër se është teatër i Ramës, por pamë se ka një sensibilitet dhe populli ka tharm dhe reagon ndaj të keqes. Ashtu sikurse u reagua për të mbrojtur teatrin që nuk ishte diçka personale, por publike.

Kjo ishte shenja treguese se këtu ka një reagim ndaj shumë çështjeve të tjera, të bëra sidomos kundër rinisë. Kur këto mbivendosen, bëhet protesta.