Nga Elbasani ku kryeministri Rama caktoi dhe drejtuesit e ri politik për rrethet, ai deklaroi plotë bindje për fitoren e mandatit të tretë.

Ish-deputeti Dashamir Shehi në Ora Neës thotë se Rama e ka mbyllur mandatin me kohë.

Duke iu referuar dhe ndikimit që ka pasur pandemia në krizën ekonomike në vend, Shehi thotë se pandemia e vërtetë është kjo qeveri e cila duhet të ndërrohet.

Shehi: Pandemia i ka prishur balancat. Të huajt kanë një shprehje “e keqja e të gjithëve është gjysma e të keqes”. Rama me kompani duan të justifikohen pas pandemisë që kjo nuk po na lë dhe ne po harxhojmë lekë për të. Nëse në kohë normale ndërrohen qeveri, në këtë kohë pandemie ndërrimi i qeverisë është një çështje e detyrueshme. Nuk ka shpresë Shqipëria vetëm për të larguar këto njerëz. E ardhmja nuk do jetë e mrekullueshme por do jetë më mirë se kaq. Shqiptarët meritojnë një qeverisje normale. Pandemia në vende të tjera ka pasur ndikim por jo me këto pasoja si këtu. Pra pandeminë e vërtetë e kemi këtu ne.

Shehi shprehet se Rama e ka mbyllur mandatin me kohë ndaj është përpjekje e kotë që ai kërkon të tretin.

Shehi: Ky popull ka duruar dhe Enver Hoxhën me 30 mandate. Ky njeri (Edi Rama) e ka mbyllur mandatin me kohë. Ky thotë se nuk ka më të mirë se unë. E gjithë propaganda e tyre është ndërtuar në principin se ata nuk janë shumë të mirë por ne jemi më të këqinjtë. Puna është që ky ka 7 vjet në pushtet, nëse mendon që ha buk kjo përralla unë them që është e gabuar pasi i konsideron qytetarët si budallenj. Një grabitje që i është bërë gjithë këto kohë të gjithë e kuptojnë.

I ftoj kolegët e mi që të bëjmë një projekt të mirë e të zgjedhim kandidatë të mirë. Me këtë që ka bërë ky do jetë e vështirë për ne që ta rregullojmë. Kjo që është shtrembëruar kaq shumë, kush do ta drejtojë. Është e zorshme se ka shkatërruar çdo institucion. Të gjitha janë partiake. Duam ta ndryshojmë realisht. Nuk duam që ta çojmë popullin nga Rama tek Basha, por të shkojë nga Rama tek shteti. Ekonomia është e rëndësishme. Do jetojmë më mirë. Ne duhet të ribëjmë shtetin shqiptar, mënyra se si do drejtohen institucionet.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Endi Mullaj