I ftuar në Ora News, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se rritja e të ardhurave në buxhet është dicka artificiale nga qeveria.

Shehi theksoi se çështja e pensioneve është një problemi madh që ka vendi dhe tha se çka ardhur koha që të bëhet një reformë për këtë sektor.  

Shehi: Rritja e të ardhurave është çuar deri në 8% në këtë vit pandemia dhe tërmeti, kur në 7 vite nuk ka pasur rritje më shumë se 2% se aq ka qenë rritja ekonomike. Kjo është një rritje artificiale se kanë filluar qysh tani që të hapin tendera për tu dhënë para miqve të vet për fushatë. Mund të largohen socialistë dhe kush do të na i paguajë këto që kanë bërë këta. Ky është një buxhet propagandues dhe i fryrë për fushatë. Kanë filluar me tenderat qysh tani. Këtë vjedhje ne do ta hetojmë sapo të vëmë këmbë në qeveri.

Problemi i pensioneve në vend është problemi më i madh që ka vendi. Vjedhjet dhe korrupsioni largohen me një qeveri të ndershme, ndërsa nëse nuk bëhet një reformë e madhe do të mbetet dhe do të rëndohet ky probleme. U bë një reformë e re pensionesh për të reduktuar deficitin e madh për pensionet. Nëse i rrisim pensionet, atëherë deficiti shkon mbi 500 milionë. Kjo bëhet e përballueshme për buxhetin e vendit. Gjykoj që ka ardhur koha që të bëjmë një reformë në gjithë sektorin ekonomik. Duhet hapur vende të reja pune, se ndryshe nuk bëhet dot. Nga ana tjetër duhet mbledhur gjithë puna në të zezë që ta lehtësojë sadopak këtë skemë.

Shehi shtoi se nuk ka marrëveshje mes Bashës dhe Ramës dhe se Basha po sulmohet me kaseta të para 20 viteve.

Shehi: Nuk ka marrëveshje mes Bashës dhe Ramës, janë thashetheme paraelektorale. Ne opozitarët duhet ta luftojmë këtë ide të ushqyer nga Rama dhe të tjerë. Kështu ai do që të dëmtojë opozitën dhe të ulë besimin në të. Ne nuk jemi klubi i mrekullive, por jemi aleanca kundër kësaj qeverie të korruptuar, duke i dalë para një armiku të përbashkët. Edhe opozita ka dialektikën e vet para. Brenda opozitës sigurisht që duhet hapur një debat i madh. Shefi i opozitës përfaqëson opozitën shqiptare prandaj po sulmohet. Na del një kasetë para 20 vitesh për këtë goditje.