I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi u shpreh se Meta nuk është kreu i opozitës, sepse opozita e ka një kryetar, por me presidentin kanë një marrëdhënie institucionale.

Shehi: Ne më Metën kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por një marrëdhënie institucionale. Ne gjykojmë se ne dhe presidenca kemi të njëjtat prerje. Sa herë Meta respekton kushtetutën na ka në krah ne, por opozita shqiptare është shumë më e madhe se sa Meta. Si fillimi kemi një detyrë të madhe për të rrëzuar Ramën. Ne kemi edhe rindërtimin e vendit si detyrë.

Ne do ta mbrojmë Metën deri në fund të mandatit. Por teza që Meta është kreu i opozitës është tezë e Ramës se opozita e ka një kryetar. Ne gjykojmë që kjo nuk është skena e politikës. Se teza e Metës ka një reaksionare, që nuk ka të djathtë në vend se po përplasen dy të majta.

Në 8 vite parlament keni parë që t’i thonë kryeministrit që e ka gabim. T’i thonë për rrugët disa miliona euro apo për shëndetësinë e koncesionet. Politikës shqiptare i ka munguar detyrimi moral për të thënë atë që mendon.