I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se qeveria ka futur konceptin që policia e shtetit është e Partisë Socialiste

Shehi: Këta kanë futur konceptin që policia e shtetit është e Partisë Socialiste. Madje dolën edhe me kurajën që dolën me tabelën për Tahirin, ndërkohë që ai po dilte për çështje droge e mund të  futej në burg. 

Kjo lloj fryme ka vazhduar në polici, prandaj e kemi kështu, rruga e pavarur për policinë ka kaluar gjithmonë përmes zgjedhjeve, prandaj u bëj thirrje që të bëjnë punën e tyre, se nuk është e PS-së policia.