Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj, e ftuar në “Tempora” të gazetares Sonila Meço, publikoi urdhërin e qeverisë që kufizonte lëvizjen e qytetarëve fundjavën e shkuar në kuadër të masave anti-Covid.

Por sipas Shehajt, një gjë e tillë nuk u publikua për të favorizuar “Black Friday” dhe bizneset pranë qeverisë.

Urdhëri i qeverisë që nuk u publikua: “Andaj kemi vendosur të mbështesim Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe të marrim vendimin si më poshtë vijon:

1. Duke filluar nga dita e premte 27 nëntor, ora 22:00, do të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve deri ditën e hënë 30 nëntor, ora 06:00.

2. Ndalohet të gjitha aktivitetet tregtare në të njëjtat data.

3. Baret dhe restorantet do të jenë të mbyllur nga e premtja ora 10 e mëngjesit deri të hënën”

Brisida Shehaj: Ishte për tu bërë më 27 nëntor dhe për interesa të Black Friday me shokë nuk e kanë bërë. Se nëse ti më do mua dhe këtë popull e ke hallin e përhapjes atë që pamë ne, që dyndeshin njerëzit për festa…. Se kjo është, në rastet e festive e gjithë bota po i mbyll. Italia po thotë edhe mesha e Krishtlindjes online, ose të mos bëhet fare.