E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Sheja pyeti pse bumi i ndërtimin nuk reflektohet me të ardhura në buxhetin e shtetit.

Shehaj: Sipas një grafiku të publikuar nga kryeministri, shohim se nga vitin 2014 deri në 2016 sektori i ndërtimit kur sektori ishte gati në zero, arritën të ardhurat në 27%. Në vitin 2017 ruhet e njëjta gjë. Gjithë këto miliarda, folëm për 1.2 miliardë para të induktuara dhe nuk reflektohen në të ardhura.

Edhe grafiku i TVSH-së nuk e reflekton këtë gjë, ku ka arritur TVSH-ja në minus 18 % dhe vazhdon deri në 2020 me rënie. Po si ka mundësi se ky pallati a blen pllaka, hekur, beton? Pse nuk reflektohet gjithë ku bum, gjithë këto të ardhura dhe nuk janë induktuar në ekonomi?

Gjithë kjo para nuk për kthehet në të ardhura sepse leku që pastrohet nuk qëndron, por largohet. Këta e sjellin lekun, e pastrojnë me lavatriçen e bashkisë së Tiranës dhe e largojnë lekun jashtë. Kjo më duket fiks një formë se nuk patëm mundësi për amnistinë fiskale dhe bënë amnistinë e lavatriçes.