Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ironizon me video-mesazhin e kryeministrit Edi Rama me rastin e një-vjetorit të tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Sipas Shehajt, shqiptarët nuk kanë memorie, ndërsa shton se një ditë skenari grek do të na duket lule.

Pra vazhdon stili të  shpallim fitues në tender, bëjmë sikur të bllokojmë, ti na merr lekët në arbitrazh pa investuar asnjë cent. Kështu këta “indianët”, kështu ata të Kalivacit, kështu disa të tjerë”, shkruan ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë i Shehajt:

Sot 1 vit nga tërmeti. Çohesh dhe instikti i parë është të shohësh portalet. Titujt kryesorë,video alla Oscar të Kryeministrit dhe një titull tjetër shumë interesant. Kompania e përzgjedhur për të ndërtuar parkun fotovoltaik në Akerni na padit në arbitrazh. Kërkon thjesht 110 mln euro. 

Pra vazhdon stili të  shpallim fitues në tender, bëjmë sikur të bllokojmë, ti na merr lekët në arbitrazh pa investuar asnjë cent. Kështu këta “indianët”, kështu ata të Kalivacit, kështu disa të tjerë. 

Por ne prapë s’kemi memorie dhe do kujtohemi ditën kur skenari grek të na duket lule. Aaa, se mos harroj, e keni qarë videon e tërmetit. Atë do hamë për drekë sot!

Lexo edhe:

Një vit pas tërmetit, mesazhi i Ramës: Njerëzit ankohen por na duhet kohë dhe durim