Shehaj: Bashkia e Tiranës për leje ndërtimi kërkon vetëm një dokument fiskal, pa garanci finaciare

Shehaj: Bashkia e Tiranës për leje ndërtimi kërkon

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj tha se bashkia e Tiranës kërkon 21 dokumente për lejet e ndërtimit, por vetëm një dokument fiskal lidhur me taksat.

Shehaj: Bashkia thotë se ka publikuar online se cilat janë dokumentet që duhen plotësuar për të marrë një leje ndërtimi. Janë plot 21 dokumente. I vetmi dokument fiskal, që diskutohet për taksa dhe të ardhura, ku kërkohet vërtetimi i shlyerjes së taksave vendore në bashki, kaq.

Po të shkojmë në Itali se çfarë kërkohet, gjëja e parë është njoftimi i drejtorisë së taksave për lejen e ndërtimi, numrin e punonjësve, deri edhe sasinë e karburantit. Ndërsa ky zotëria jep leje me dokumente minimale sepse jep një gradaçelë me 50 kate së paku duhet kërkuar garanci financiare, se duhet çuar deri në fund projekti. Ajo ndërtesa pranë Gjykatës së Lartë ka nja 8 vite që nuk po mbaron.

https://youtu.be/nrtGUwgHtC0

Vendi Lajme bashkia e tiranes Aktualitet brisida shehaj leje RTV Ora garanci financiare

EMISIONET