Një strukturë e re do të mbikqyrë dhe do të kontrollojë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, funksion të cilin e ka kryer deri tani Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesave, i cili do të riorganizohet. 

Draft i përgatitur nga Ministria e Brendshme, aktualisht është në proces konsultimi, ndërsa pritet të miratohet nga qeveria, për t’u depozituar më pas në Kuvend. 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore sipas kësaj nisme do të ketë më shumë kompetenca se sa SHÇBA ku ka si objekt parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në polici dhe gardë, inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.

Detyrat e reja të Agjencisë janë Vettingu dhe certifikatat e sigurisë. Këto detyra, Agjencia do t’i kryejë përmes përdorimin të testit të Poligrafit,e quajtur ndryshe makina e së vertetës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të jetë në varësi drejtpërdrejt të Ministrit të Brendshëm dhe do të ketë drejtorinë e përgjithshme, e cila organizohet nga në nivel departamenti, drejtorie, sektori dhe seksioni sipas objektit të veprimtarisë.

Sipas draftit, struktura dhe organika e Agjencisë do të përcaktohet me urdhër të kryeministrit, me propozim të ministrit të Brendshëm. Kreu i Agjencisë emërohet nga kryeministri me propozim të ministrit.

Ne draft është parashikuar që Ministri i Brendshëm ndonëse e ka strukture në varësi nuk mund të informohet për veprime operative dhe hetimore te agjensisë si dhe për identitetin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë ose të informatorëve.