SHBA tërhiqet, shpërthen OBSH: Situata nga Covid-19 do përkeqësohet gjatë 6 muajve të ardhshëm

Presidenti amerikan, Donald Trump, po e mban fjalën lidhur me tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shkak të mosmarrëveshjeve për pandeminë e kovidit. Largimi pritet të realizohet në korrik 2021 nëse vendi shlyen fillimisht deri 200 mln dollarë detyrime financiare.

Pas këtij vendmi ka shpëthyer keq edhe përfaqësues i OBSH-së Dr David Nabarro i cili ka paralajmëruar se kriza nga koronavirusi do përkeqësohet edhe më shumë gjatë 6 muajëve të ardhshëm dhe se liderët botërorë duhet të punojnë së bashku, për të gjetur zgjidhje.

Për BBC Radio 4 ai është shprehur: “Jam vërtet i trishtuar. Bota po përballet me një krizë masive shëndetësore për gjashtë muajt e fundit dhe kam frikë se do të përkeqësohet edhe më shumë në gjashtë muajt e ardhshëm.

Ne kemi ende shumë për të mësuar në lidhje me këtë virus dhe se si ta trajtojmë atë. Është për t’u ardhur keq që SHBA ka hequr buxhetin për OBSH.

Do të ketë një ndikim buxhetor. OBSH-ja është e financuar me një të tretën e buxhetit të Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve dhe po funksionon mirë.

Por çështja më serioze është se të gjithë liderët botërorë dhe të gjitha vendet e botës duhet të punojnë së bashku për të trajtuar këtë virus dhe tërheqja e SHBA-së nuk është ajo që i duhet njerëzve në këtë periudhë”.

Bota Shendetësi Lajme koronavirusi OBSh SHBA

EMISIONET