Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë afruar pragut tragjik të 500 mijë jetëve të humbura si pasojë e Covid-19.

Rreth 90 mijë amerikanë nuk i mbijetuan dot virusit vdekjeprurës në harkun e një muaji, dhe 90 mijë të tjerë parashikohet të vdesin nga sëmundja brenda 1 qershorit.

Sipas kryeinfeksionistit të SHBA-së, Antoni Fauçi, pandemia në vend mund të ekzistojë rrezikshëm edhe në vitin 2022.

Shtetet e Bashkuara aktualisht mbajnë vendin e parë në botë, si për të infektuarit, edhe për viktimat e covid-19.

Rreth 30 milionë persona raportohet të jenë prekur nga virusi, sa trefishi i vendit të dytë apo të tretë, India dhe Meksika.

Presidenti amerikan, Xho Bajden, pritet ta shënojë këtë moment me një minutë heshtjeje në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka akuzuar paraardhësin, Donald Tramp, për situatën dhe për fushatën e ngadaltë të vaksinimit në vend.

Rreth 1,6 milionë doza po injektohen çdo ditë dhe objektivi është të vaksinohen 100 milionë veta brenda muajit prill.

Vaksinat mësohet se po e përmirësojnë bilancin ditor, pasi rastet e reja po ulen ndjeshëm, viktimat po ashtu.

Shqetësimi i vetëm mbetet variantet e reja të virusit.

Pacienti i parë me simptoma të kovidit-19 në SHBA u zbulua më 13 janar 2020 pasi kthimit nga epiqendra fillestare e epidemisë, nga qyteti Uhan i Kinës.