Për herë të parë SHBA regjistroi 102 831 raste te reja me koronavirus covid-19 të mërkurën e 4 nëntorit.

Shifrat janë bërë publike nga Universiteti Johns Hopkins.

Për herë te parë SHBA regjistron një shifër kaq të larte të infektuarish të rinj brenda një dite, dhe është shifra më e lartë e regjistruar prej ditës së parë të fillimit të pandemisë.

Ndërkohë dje u regjistruan 1097 të vdekur.

Një shifër kaq e lartë të infektuarish vjen në një kohë kur brenda një jave u regjistruan 600 mijë raste të reja dhe ekspertët paralajmërojnë se do të ketë rritje të tjera të shifrave me ardhjen e dimrit.

Deri tani SHBA ka regjistruar 9.48 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 230 mije vdekje.