SHBA publikon studimin mbi sëmundjen misterioze në ambasadat amerikane

SHBA publikon studimin mbi sëmundjen misterioze në ambasadat amerikane

Një raport i qeverisë amerikane thotë se “energjia me impulse të frekuencave të radios” është shkaku i mundshëm i një sëmundje misterioze që ka prekur diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre në ambasadat amerikane në botë.

Një komision i Akademisë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë që hartoi studimin, tha se radio-frekueca me impulse është “mekanizmi më i besueshëm” për dëmtimet. Raporti u publikua të shtunën.

Lajmi për sëmundje misterioze doli fillimisht në vitin 2016 nga ambasada amerikane në Kubë. E quajtur “Sindroma e Havanës”, sëmundja u raportua më vonë nga ambasada amerikane në Kinë dhe ambasada të tjera amerikane në botë.

Sëmundja shoqërohet nga një gamë e gjërë simptomash, tha komisioni, “të tilla si një zhurmë e fortë, dhimbje veshi, presion intensiv i kokës ose dridhje, marramendje, probleme të shikimit dhe vështirësi të njohjes, dhe shumë nga të prekurit ende vazhdojnë të përjetojnë këto simptoma dhe probleme të tjera shëndetësore”.

Raporti thotë se “ndryshueshmëria domethënëse dhe heterogjeniteti klinik i sëmundjeve që prekin personelin e (Departamentit të Shtetit) lë të hapur mundësinë e disa faktorëve të shumtë për shkaktimin e simptomave, përfshi faktorë psikologjikë dhe socialë.”

Departamenti amerikan i Shtetit tha përmes një deklerate të shtunën: “Jemi të kënaqur me publikimin e raportit, të dhënat e të cilit mund të na ndihmojnë të arrijmë në një konkluzion përfundimar rreth asaj që ka ndodhur.” Raporti nuk shqyrton se kush është përgjegjës për sulmet, gjë që mbetet ende një mister. /VOA

Bota Lajme SHBA SHBA studimi semundjet ambasadat

EMISIONET