Qeveria e re e presidentit amerikan, Xho Bajden, e mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimin e tij me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues.Departamenti i Shtetit i konfirmoi të enjten agjencisë së lajmeve, “Radio Evropa e Lirë “, se Bashkimi Evropian duhet ta vazhdojë rolin e ndërmjetësit mes palëve.

Siç ka thënë presidenti Bajden: Thelbësore për ecjen përpara të Kosovës dhe Serbisë është një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Ajo do të rriste sigurinë dhe prosperitetin e të dyja vendeve, do të avanconte aspiratat e tyre për anëtarësim në BE, dhe institucione të tjera shumëpalëshe, dhe do të mbështeste qëllimin e qëndrueshëm të një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe.

Të martën Sekretari i Shtetit, Entoni Blinken, u konfirmua në kreun e diplomacisë amerikane, duket u zotuar se për dy fqinjët e Ballkanit, ka shpresa se mund t’i normalizojnë të rë sisht marrëdhëniet.
Uashingtoni bë ri përpjekje konkrete 4 shtatorin e kaluar kur shtëpia e bardhë me ish-presidentin Donald Tramp i bindi palët ta nisin pajtimin duke u afruar fillimisht në aspektin ekonomik.

Dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zhvillohet në Bruksel që nga viti 2011. Takimet e tjera të nivelit të lartë janë parashikuar të mbahen pas 14 shkurtit, kur Kosova do të përcaktojë qeverinë  e saj të re në zgjedhjet e parakohshme.