Autoritetet shëndetësore amerikane kanë publikuar të dhënat më të fundit sa i përket gjendjes me pandeminë.

Në 24 orët e fundit, SHBA-ja ka regjistruar 15,326 raste të reja dhe 229 vdekje.

Sipas të dhënave nga  Universiteti Johns Hopkins numri i të infektuarëve ka shkuar në 7,733,258 dhe të paktën 214,599 njerëz kanë vdekur.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Columbia-s dhe territore të tjera të SHBA-së, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, mbi 37.3 milionë raste me coronavirus janë regjistruar në botë gjersa kanë vdekur mbi një milion njerëz.