Dy prindër në Miçigan të SHBA-ve, i kanë bërë një suprizë mjaft të bukur dhe prekës djalit të tyre dy vjeçar.

Brandon Boyers, ka lindur me buzë të çarë, dhe prindërit e tij adoptuan një qen i cili kishte gjithashtu buzën e çarë.

Ai e dashuroi menjëherë qenin, dhe u bë një mik i veçantë për të.

Nëna e tij, shpreson se ai do rritet me qenin Lacey, do ta mësojë atë të jetë i sigurt dhe të kujtojë se nuk është kurrë vetëm.

“Unë mendoj se do të ketë shumë më shumë kuptim për të që të ketë një qenush me të njëjtën defekt që kishte në lindje, sepse tregon se asnjëri prej tyre nuk është ndryshe nga çdo fëmijë apo qenush tjetër që janë në moshën e tyre, ata të dy janë të barabartë me tëtjerët, ” tha ajo.

Brandon i është nënshtruar dy operacioneve për buzën e tij të çarë.