SHBA konfiskon monedhat digjitale në vlerë të miliona dollarëve të përdorura nga terroristët

SHBA konfiskon monedhat digjitale në vlerë të miliona

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka konfiskuar monedha digjitale, si bitcoin dhe disa tjera në vlerë të miliona dollarëve të cilën e përshkruan si konfiskimin më të madh të bërë ndonjëherë, të këtij lloji.

Ata thanë se tre grupe terroriste jashtë vendit si Brigada al Qassam, krahu ushtarak i Hasamit al Kaeda dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit i njohur gjithashtu si ISIS përdorinin këto monedha dhe mediat sociale për të mbledhur fonde për fushatat e tyre terroriste.

Hetuesit kanë konfiskuar rreth 2 milionë dollarë të valutave digjitale në më shumë se 300 llogari të këtij lloji, në katër faqe interneti dhe katër llogari në rrjetin social, Facebook, kanë thënë autoritetet.

"Nuk duhet të befasohet askush që armiqtë tanë përdorin teknologjinë moderne, platformat e mediave sociale dhe cryptocurrency për të lehtësuar axhendat e tyre të dhunëshme"- tha Prokurori i Përgjithshëm William Barr gjatë një njoftimi të bërë.

"Siç u njoftua sot , ne do të kapim fondet dhe instumentet që sigurojnë një rrugë shpëtimi për planet e tyre sa herë të jetë e mundur"- shtoi ai.

Edhe Sekretari i Thesarit Steven Munchin nuk qëndroi pa reaguar duke thënë se rrjetet terroriste janë përshtatur me teknologjinë, duke realizuar transaksione financiare komplekse në botën dixhitale, përfshirë edhe përmes mënyrave të fshehta.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë tha që agjentët federalë po hetonin individët që dhuronin në ato llogari.

Monedhat digjitale si bitcoin janë të dizajnuara të verifikohen vështirë, prandaj dhe pëlqehen për transaksione të paligjshme.

Bota Lajme facebook SHBA SHBA bitcoin monedha digjitale terroriste

EMISIONET