ShBA-ja kthehet si lider global, fjalimi i parë i Presidentit të zgjedhur: Gati për të drejtuar botën

ShBA-ja kthehet si lider global, fjalimi i parë i Presidentit të

Presidenti i zgjedhur i ShBA-së Joe Biden prezantoi të martën ekipin e tij të politikës së jashtme dhe të sigurisë. Ai i dha botës mesazhin se Amerika është gati të marrë sërish rolin udhëheqës global sapo Donald Trumpi të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Dorën e bashkëpunimit e zgjati si i zgjedhuri për postin e sekretarit të Shtetit Antony Blinken ashtu edhe i dërguari i posaçëm për klimën, John Kerry.

ShBA-ja është gati të rikthehet si lider global dhe nuk do të tërhiqet. Me këtë mesazh, iu drejtuam amerikanëve dhe mbarë botës, presidenti i amerikan Joe Biden në daljen e parë në krah të kabinetit të tij të sapo shpallur.

Synimi i ekipit të Biden-it është të zërë vendin që ShBA-ja la bosh nën qeverisjen e presidentit Donald Trump.

"Kjo është skuadra që do të mbrojë vendin dhe popullin tonë. Është skuadra që tregon se Amerika është kthyer. Gati për të drejtuar botën dhe jo për t’iu larguar asaj,” tha Biden, ndërsa prezantoi të zgjedhurit e tij për postet e Sekretarit të Shtetit, Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, kreut të zbulimit dhe vendet e tjera kryesore.

Dorën e bashkëpunimit ua shtriu vendeve të tjera edhe sekretari i propozuar i Shtetit, Antony Blinken.

"Ne duhet të vazhdojmë përpara me masa të barabarta përulësie dhe besimi. Me përulësi, sepse siç e tha edhe presidenti i zgjedhur, ne nuk mund t'i zgjidhim të vetëm të gjitha problemet e botës. Ne duhet të punojmë me vendet e tjera, kemi nevojë për bashkëpunimin e tyre," tha Blinken.

I propozuari për postin e të dërguarit të posaçëm për klimën, ish-sekretari i Shtetit John Kerry, sinjalizoi se administrata Biden do t’i ribashkohet Marrëveshjes së Parisit për Klimën.

"E gjithë bota duhet të bashkohet për t’i dhënë fund kësaj krize. Ju kishit të drejtë që ju bashkuat Marrëveshjes së Parisit që ditën e parë dhe të vlerësuat se vetëm kjo marrëveshje është e pamjaftueshme. Në takimin e Glasgow-ut pas një viti, të gjitha kombet duhet t’i ngrenë ambiciet e tyre së bashku ose të dështojnë së bashku," tha Biden.

Gjashtë gra dhe burra që janë zgjedhur në postet kyçe diplomatike dhe të zbulimit tregojnë se presidenti Biden do të mbështesë një botë shumëpalëshe, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe luftimin e pasojave të ndryshimit të klimës, pas katër vjet politikash izolacioiste të presidentit Trump.

Bota Lajme SHBA joe biden kabineti

EMISIONET