SHBA, ekspertët: COVID-19 jashtëzakonisht i përhapur

SHBA, ekspertët: COVID-19 jashtëzakonisht i përhapur

Ekspertët e grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë që menaxhon situatën e krijuar nga pandemia thanë se të dielën se shpërthimi i koronavirusit ka hyrë në një fazë të re duke u "përhapur jashtëzakonisht shumë" në zonat rurale si dhe në qytetet e mëdha.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN doktoreshë Deborah Birx, koordinatore e grupit punës së Shtëpisë së Bardhë, iu drejtua amerikanëve që jetojnë në zonat rurale duke theksuar se ata nuk janë imunë ose të mbrojtur nga virus. Ajo tha gjithashtu se situata e krijuar nga COVID-19 në muajin gusht nuk është ashtu sikurse shfaqej në muajin mars dhe prill, kur raportoheshin raste vetëm në qytetet e mëdha dhe shtetet me popullsi të madhe. Zonja Birx theksoi rëndësinë e mbajtjes së maska në ambiente të mbyllura.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Humane, Admiral Brett Giroir, theksoi gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së maskave dhe shmangies së turmave gjatë një interviste për rrjetin televiziv NBC.

Rreth së njëjtën kohë kur zonja Birx po jepte një intervistë për rrjetin televiziv CNN, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi kritikoi në televizionin ABC zonjë Birx duke e akuzuar se po ndihmonte Presidentin Donald Trump që të përhapte dezinformata lidhur COVID-19. Zonja Pelosi po i përgjigjej një pyetjeje lidhur me një artikull të gazetë “Politico”, ku thuhej se ajo kishte thënë se administrata e Trump është në "duar të tmerrshme" pjesërisht për shkak të zonjës Birx.

Zonja Pelosi tha për televizionin ABC “se presidenti po përhap dezinformacion në lidhje me virusin dhe se ajo nuk kishte besim tek zonja Birx.

Presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë se arsyeja pse Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve të COVID-19 është sepse SHBA ka kryer numrin më të madh të testimeve në botë. Në një postim në twitter të dielën zoti Trump shkruante se eksperti i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci gaboi kur u kur tha javën e kaluar se suksesi i Evropës në luftën kundër virusit qëndron në faktin se mbylli dy herë më shumë biznese sesa SHBA.

Bota Lajme SHBA koronavirusi ne shba

EMISIONET