SHBA, bjellorusët protestojnë në mbështetje të vendit të tyre

SHBA, bjellorusët protestojnë në mbështetje të vendit

Thirrjet "Rroftë Bjellorusia" jehuan në një kryqëzim të ngarkuar në periferi të Bafallo Grovit, në periferi të Çikagos, pasi njerëz të veshur me rroba të kuqe dhe të bardhë, ngjyrat e flamurit bjellorus,valvisnin me krenari flamurin e vendit të tyre dhe këndonin këngë patriotike.

Bjellorusët, pjesë e komunitetit të madh të Çikagos nga Evropa Lindore, kanë protestuar për të shprehur solidaritet me popullin e Bjellorusisë që nga zgjedhjet e 9 gushtit në vend, në të cilat Presidenti Aleksandër Lukashenko fitoi një mandat të gjashtë.

Sipas rezultateve zyrtare, ai fitoi 80 për qind të votave në garën kundër udhëheqëses së opozitës, Svetlana Tsikhanouskaya, e cila ka thënë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe është larguar nga vendi.

Që atëherë, dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit të Bjellorusisë, Minsk, kundër, siç thonë ata, manipulimit të zgjedhjeve dhe po bëjnë thirrje për dorëheqjen e Lukashenkos, të cilin kritikët e kanë cilësuar si "diktatorin e fundit të Evropës".

EMISIONET