SHBA autorizon trajtimin me plazmë

SHBA autorizon trajtimin me plazmë

Qeveria amerikane ka autorizuar përdorimin e plazmës së gjakut të personave të shëruar nga infeksioni i kovidit-19 për të trajtuar pacientët e shtruar rishtas në spitale.

Edhe pse nuk ka studime për aplikimin në masë të këtij trajtimi, agjencia amerikane e standardeve të ushqimeve dhe medikamenteve njoftoi të dielën se ka arsye për të besuar në efikasitetin e plazmës.

Vendimi erdhi një ditë pasi presidenti Donald Trump akuzoi agjencinë se po pengonte aprovimin e terapive të reja dhe të vaksinave antikovid për arsye politike, për ta dëmtuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Transfuzioni i plazmës së pasuruar me antitrupa të koronavirusit të ri është përdorur deri tani në gati 70 mijë pacientë amerikanë, dhe sipas presidentit, ka rezultuar se e ul vdekshmërinë nga infeksioni me 35 për qind.

"Ky vendim historik në betejën kundër virusit kinez do shpëtojë jetë të panumërta. Së shpejti do dëgjoni edhe për vaksinat. Ne po i shmangim barrierat e panevojshme dhe vonesat në gjetjen e terapive të reja, që administratës para nesh do u kishin marrë dy, tri vite kohë shtesë."

Koronavirusi i ri në SHBA ka infektuar mbi 5,7 milionë njerëz prej fillimit të pandemisë dhe u ka marrë jetën më shumë se 176 mijë të tjerëve.

Duke qenë një periudhë pak muaj nga gara elektorale, rivali demokrat për Shtëpisë së Bardhë, Xho Bajden, tha në fundjavë se ky bilanc viktimash mund të ishte evituar me reagimin më të shpejtë të qeverisë republikane.

"Universiteti i Mjekësisë i Kolumbisë se po të ishte vepruar vetëm një javë më herët, do të ishin shpëtuar 37 mijë jetë njerëzish, dhe dy javë më herët, mbi 50 mijë njerëz. Popullit amerikan i duhet thënë e vërteta, duhen lënë shkencëtarët të flasin."

Kuvendit të Partisë Demokratike, të hënën edhe republikanët nisin konventën e tyre partiake ku do rikandidojnë kreun e shtetit për një mandat të dytë në zyrën ovale.

Njësoj si demokratët javën e kaluar, edhe kuvendi i mazhorancës do mbahet me prani të kufizuar të publikut për shkak të pandemisë, ndërsa presidenti Trump pritet t'u drejtohet simpatizantëve ditën e enjte.

Bota Shendetësi SHBA SHBA

EMISIONET