SHBA arrin rekord, regjistron një çerek milioni viktima nga Covid-19

SHBA arrin rekord, regjistron një çerek milioni viktima nga Covid-19

SHBA ka regjistruar më shumë se 250,000 viktima nga koronavirus, duke e bërë situatën akoma më të rëndë .

Sipas Universitetit Johns Hopkins, vendi deri më tani ka raportuar 250,029 vdekje dhe gati 11.5 milion raste.

Rastet kanë filluar edhe një herë të rriten në të gjithë SHBA, duke arritur nivele të larta ditore në javën e fundit.

Duke folur për BBC të mërkurën, Dr Anthony Fauci tha se vendi po shkon në drejtimin e gabuar në një kohë shumë të pasigurt.

Qyteti i Nju Jorkut është epiqendra e shpërthimit të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr. Fauci u shpreh për mediat amerikane se gjendja po rëndohet e rastet janë shtuar.

Ai përsëriti thirrjen e tij, që njerëzit të mund të respektojnë të gjitha masat ndaj Covid-19, si mbajtja e maskës dhe distancimi social, si dhe shmangia e turmave. Fauci u shpreh se njerëzit duhet të presin edhe pak, sepse së shpejti mund ta kemi një vaksinë.

Bota Lajme viktima Covid-19 SHBA anthony fauci rekord

EMISIONET