“Kina ka kryer krime ndaj njerëzimit dhe një gjenocid të mundshëm ndaj Ujgurëve dhe bashkësive të tjera të pakicave myslimane në provincën perëndimore Xinjiang.”

Kështu thuhet në një raport të komisionit amerikan të publikuar më 14 janar, ku përveç sterilizimit të detyruar dhe ndalimit të lindjeve në këto popullata, më shumë se gjysmë milion të mitur janë ndarë nga familjet e tyre, raporton CECC.

Të gjitha këto dyshime duhet të hetohen thellësisht për të vërtetuar nëse qeveria kineze është përgjegjëse për kryerjen e krimeve të gjenocidit kundër ujgurëve, kazakëve dhe pakicave të tjera etnike turke dhe kryesisht myslimane në Kinë.

Sipas Anadollu Agency, Kina është akuzuar shpeshherë për vendosjen e ujgurëve në kampe. Rreth 1.6 milion Ujgurë janë larguar nga Kina për të jetuar jashtë, ka bërë me dije Kongresi Botëror i Ujgurëve.

Kina, megjithatë ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat se po operon kampe ndalimi në rajonin e saj veriperëndimor, duke pretenduar se ata po i ri-arsimojnë Ujgurët.

Ujgurët kryesisht janë të përkatësisë fetare islame, dhe flasin gjuhën ujgure, e cila i takon grupit të gjuhëve turke, të familjes altaje.