I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, mjeku Laidon Shapo tha se nuk i ka kërkuar kush ndihmë nga qeveria, pavarësisht se situata e ka të nevojshme sipas tij.

Shapo: Kam që nga fillimi i marsit që kam marrë pjesë në çdo debat dhe jam pjesë e një grupi me 5000 mjekë që kam bërë disa publikime. Nga qeveria nuk më është afruar kërkush për ndihmë. 

Padyshim që kjo situatë ka pasur nevojë për mendim të ekspertëve dhe për këtë më vjen keq që nuk ka ndodhur. Kam kërkuar prej kohësh që të dyfishohet numri i testeve.