"Shansi pas prillit!" Pollo: Rama po vulos shkëputjen e Tiranës nga Shkupi për negociatat me BE!

"Shansi pas prillit!" Pollo: Rama po vulos shkëputjen e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka reaguar nda deklaratave të kryeministrit Rama për Bashkimin Europian gjatë konferencës së përbashkët për median me kryeministrin Hoti në përfundim të mbledhjes së dy qeverive.

Në një postim në facebook, Pollo thotë se Ramës gjithmonë fajin ja kanë të tjerët, në këtë rast Europa.

Por e vërteta sipas tij është ndryshe, vendi nuk ka plotësuar kushtet dhe Rama as nuk do t'ia dijë për to.

Sipas Pollos, kryeministri po vulos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut,  e cila merr konferencën e parë në dhjetor.

Pollo: Si gjithmonë fajin ja kanë të tjerët! Sot fajin ja ka Europa. E shau Bashkimin Europian gjoja për Kosovën por në mendje kishte refuzimin europian ndaj despotit ballkanik që ai përfaqson. Jo vetëm nuk do t’ja dijë pēr kushtet por po prish me dorë dhe ato gjëra që nuk ishin problem. Rama po vulos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut,  e cila merr konferencën e parë në dhjetor. Konferencën e Shqipërisē e çon në esfel sa të jetë ai aty ku është. Por nuk ka si të jetë gjatë aty. Çfarëdo që të bëjë nuk e shtyn më gjatë se prilli.  Ai muaj do të jetë kthesë për shumëçka; edhe për negociatat me BE.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkimit Europian, i cili sipas tij po mban peng Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin.

Sipas Ramës, mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një turp për BE-në, ndërsa shtoi se “Mini Schengeni Ballkanik” është një valvulë shkarkimi që sjell më shumë punësim dhe mbi të gjitha njohje të Kosovës nga Serbia.

Rama: Mosliberalizimi i vizave për Kosovësn turp për BE, turp i pashlyer sepse jo se Kosova nuk ka bërë detyrën por sepse Kosova është marrë peng  dinamikave të brendshme të vendeve të BE. Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE dhe Kosova duhet të presë si të mbarojnë zgjedhjet në një vend, ku janë zgjedhjet në një vend tjetër.As sot nuk arrij të kuptojë ato që thonë. Kosova e paguan me mosliberalizim vizash ne e paguajmë me sajesa pas sajesash dhe rajoni e paguan në tërësi. Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur se bashkëpunimi rajonal është një valvulë e rëndësishme shkarkimi sa i përket presionit të madh ndaj tregjeve shumë të vogla për ndarjen e njëri-tjetrin. Zgjerimi i tregjeve në rajon nuk sjell gjë, por më shumë mundësi punësimi dhe paqe si dhe njohjen e Kosovës nga Serbia.

Vendi Edi Rama Lajme Politikë genc pollo negociatat me be

EMISIONET