Në një lidhje me Skype për emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora” nga gazetari Besart Kadia, aktivisti Endri Shabani, tha se një një sondazh të zhvilluar nga kompania Idro, 75% e të anketuarve në nivel kombëtar kërkojnë hapjen e listave, 16% nuk kanë opinion, dhe 9% duan sistemin siç është.

Endri Shabani: ”Ne kemi 50 mijë njerëz të cilët i përfaqësojmë, dhe na kanë mandatuar, na kanë dhënë firmat e tyre, madje na kanë dhënë para për të lëvizur në të gjithë Shqipërinë, për të kërkuar hapjen e listave. Për ne kjo nuk është më debat opinionesh, kjo është përgjegjësi përballë atyre që na kanë besuar që të çojmë përpara këtë kërkesë të shoqërisë. Të gjitha sondazhet, por më i fundit, më seriozi është i Idros. 75% e të anketuarve në nivel kombëtar kërkojnë hapjen e listave, 16% nuk kanë asnjë opinion, vetëm 9% kërkojnë që ta mbajnë sistemin siç e kemi me listat e mbyllura.”