Kanë sfiduar kufizimet dhe janë bërë pjesë e sportit.

Në Lezhë është krijuar ekipi i futbollit i të Amputuarve.

Ndeshjen e parë simbolike e zhvilluan me ekipin e Tiranës, skuadër e krijuar dy vite më herët.

Nismëtarët tregojnë se nuk ka qenë e lehtë për ti bindur këta të rinj të sfidojnë realitetin ku jetojnë.

Por tashmë synimi është ngritja e një ekipi kombëtar dhe pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.

Përfshirja sociale mbetet ndër sfidat e mëdha për personat me aftësi të kufizuara që në përditshmërinë e tyre përballen me mungesa dhe kufizime  nga të më të ndryshmet.