Trajneri i kombëtares Edi Reja ndodhet në një konferencë për median. Shqipëria luan më 7 tetor kundër Armenisë në një ndeshje miqësore, ndërkohë që më 11 dhe 14 tetor do të përballet me Kazakistanin dhe Lituaninë

Reja tha se synon të krijojë skuadrën e vitit 2024.

Duket që nuk do të luajnë Hysaj, Roshi, Cikalleshi dhe Balaj Ndërsa pjesë e skuadrës në ndeshjet e radhës do të jenë Sherif Kallaku, Albi Doka dhe Jon Mersinaj që aktivizohen në Kroaci.

“Ka lojtarë që janë mendjemëdhenj. Duhet sakrificë punë e të pranojnë zgjedhjet e trajnerit” tha Reja.