Sezoni i bluzave të shkurtra sapo ka nisur dhe këtu do të shihni katër mënyrat se si ti kombinoni që nga nesër

Temperaturat rriten vazhdimisht dhe ky është lajmi që kemi pritur gjatë për ta dëgjuar. Kështu që ndërsa temperaturat rriten, rritet edhe gatishmëria jonë për të veshur bluzat tona të preferuara, të shkurtra që janë fshehur në pjesën e pasme të dollapit për muaj të tërë.

Blogerja, Amy Rebeça Owen na tregon katër mënyra se si t’i veshim bluzat e shkurtra dhe të dukemi super.

1. Kombinoni bluzën e bardhë të shkurtër me xhinse ngjyrë kaltër të hapur,  sandale të bardha dhe jeni gati për një pamje të mrekullueshme.

2. Ndryshoni trikon me një bluzë të zezë me mëngë të fryra dhe kompletoni veshjen me sandale seksi për në mbrëmje.

3. Vishni pantallonat tuaja të bardha me bluzën tuaj të bardhë dhe do të dukeni vezulluese.

4.  Në fund, pantallonat tuaja të bardha mund t’i përshtatni me një pulovër të shkurtër dhe atlete për një pamje komode dhe të përshtatshme nga mëngjesi deri në darkë.

EMISIONET