Sërish shifra të larta nga koronavirusi në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 836 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, ku kanë rezultuar 153 raste pozitive.

Ndërkohë, 3 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë vetejën me virusin. Aktualisht në spital Covid po trajtohen 178 pacientë.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj.

Viktima – Në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani.

Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Raste të reja – Janë kryer në 24 orët e fundit 836 testime dhe janë konfirmuar 153 raste.

Të shëruar – 57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën

Ruani distancën në ambientet publike.

Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.

Një apel për bizneset, institucionet, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (19 Shtator 2020)

Testime totale                   78886

Raste pozitive                    12226

Raste të shëruara              6888

Raste Aktive                        4980

Humbje jete 358  (Qarku Tiranë 170, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2444

Durrës                        559

Shkodër                      373

Lezhë                    295

Elbasan                       274

Korçë                    237

Fier                              222

Vlorë                     189

Kukës                    143

Berat                     106

Gjirokastër         69

Dibër                     69