Senati italian mbyll dyert, infektohen senatorët

Senati italian mbyll dyert, infektohen senatorët

Dhoma e Senatit në Parlamentin Italian ka mbyllur punimet për 24 orë për shkak se dy senatorë italianë janë infektuar nga koronavirusi.

Dy senatorët e Lëvizjes 5 Yje, Marco Croatti e Francesco Mollame, kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe si masë parandaluese është vendosur mbyllja për të paktën 24 orë të selisë së Dhomës së Senatit për të kryer higjenizimin dhe  respektuar protokollin e sigurisë shëndetësore, përcaktuar nga normativa ligjore.

Mbyllja e Senatit ka shkaktuar ndërprerjen e punimeve të të gjitha komisioneve parlamentare në një moment kur faktori kohë është thelbësor për Italinë pasi po pritet të votohen diskutimet mbi Recovvery Found.

Sipas protokollit të pandemisë globale , të gjithë senatorët e forcës politike Lëvizja 5 Yje i janë nënshtruar tamponit për të verifikuar nëse ka senatorë të tjerë të prekur nga virusi. Pak ditë më parë në ambientet e Senatit është zhvilluar Asambleja e senatorëve të Lëvizjes 5 Yje.

Senatorët e pranishëm kanë qenë me maska dhe të distancuar nga njëri-tjetri.

Kryetarja e Senatit Italian, Maria Elisavetha Castellati, ka informuar se nuk do të lejojë ndërprerjen më shumë se 24 orë të punimeve parlamentare dhe menjëherë do të nisin diskutimet në Komisionin e Bilancit Ekonomik e të Politikave Europiane.

Bota Lajme pandemi koronavirus Europa senat levizja 5 yje

EMISIONET