Sekuestrohen 22 kg kanabis në Vlorë, në pranga 36 vjeçari

Sekuestrohen 22 kg kanabis në Vlorë, në pranga 36 vjeçari

Sekuestrohen 22 kg kanabis, 2130 fara kanabis dhe municion luftarak në  fshatin Kropshit, Vlorë duke finalizuar kështu me sukses operacionin policor "Vllahina".

Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N. I., 36 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. I., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak.

Vlonjati akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe pritet të përballet me gjykatën.

Vendi Lajme vlore sekuestrohen

EMISIONET