Sekuestrohen 150 kg kokainë, në pranga 5 italianë

Një mega sekuestrim droge është kryer ditën e sotme nga Policia Italiane në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

Autoritetet policore italiane kanë sekuestruar 150 kg kokainë, 46 kg hashash, rreth 650 mijë euro kesh dhe 9 armë zjarri gjatë një operacioni të ekzekutuar mëngjesin e sotëm.

Kokaina ishte trafikuar nga Amerika Latine e mbante logon e kartelit “Cartel Ecuador Nueva Generacion”.

Në pranga janë vënë 5 persona, e janë denoncuar dy të tjerë nën akuzën e trafikut të drogës, armëmbajtjes ilegale e riciklim parash të pista.

Të akuzuarit janë shtetas italianë banues  në rajonin e Campanias e në territorin e provincës së Napolit.

105 kg kokainë u gjetën të fshehura në rrotat e rezervës në dy autovetura e të konfeksionuara në 100 pako.

47 pako të tjera me një peshë prej 43 kg kokainë u gjetën të fshehura nën dyshemenë e garazhdit të njërit prej të arrestuarve. Vendi i fshehjes hapej e mbyllje përmes një sistemi hidraulik të komanduar.

Kontrolli në banesën e një personi të tretë anëtar i kësaj bande trafikantësh, çoi në gjetjen e 6 pistoletave gjysmë automatike, 3 revolver, 46 kg hashash, 2 kg kokainë, 12 karikatorë pistoletash, 543 plumba.

Dhe ky material i sekuestruar ishte fshehur nën dyshemenë që hapej e mbyllje me një sistem të telekomanduar.

E po me të njëjtin sistem fshehje, në një tjetër banesë u gjetën 62 pako me lekë baras me 650. 690 euro si dhe dy instrumente për të numëruar paratë.

Autoritetet italiane vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrjetit të trafikimit të drogës.

Të arrestuarit italianë janë,

Cammarota Luca Napoli il 15/03/1980,

Alvino Luca  Napoli il 15/07/1975

Politelli  Pasquale Napoli  il 28/09/1973,

Allegretti Mario Napoli il 12/05/1972

FerrarA Francesco Giugliano in Campania (NA) 14/01/1973

Bota Lajme Lajmi i fundit italia kokaine arrestohen

EMISIONET