Një ngarkesë prej 1200 kg kanabis është sekuestruar në një zonë të izoluar në afërsi të Gjithios në  Greqi.

Mediat greke shkruajnë se droga ka mbërritur me skaf nga Shqipëria të premten e kaluar.  

Autoritetet e portit dhe të portit të Gjithios dhe të portit të Kalamatas ishin koordinuar për operacionin pas informacionit që u kishte mbërritur për lokalizimin e ngarkesës.

Qindra pako me ngarkesën e drogës janë gjetur afër Tainaro dhe policia ka arrestuar dy drejtuesit e skafit.

Deri tani nuk ka ende një njoftim zyrtar të ministrisë lidhur me sekuestrimin e ngarkesës.