Një shqiptar 48 vjeçar u arrestua nga policia italiane me një sasi të konsiderueshme kokaine me vlerë rreth 1 milion euro.

Marin Dajani është vënë në pranga pasi policia kreu një kontroll rutinë ndaj tij në rrugë.

Gjatë verifikimit të automjetit policët kanë hequr dy pllaka metalike nga sediljet e përparme të makinës së shqiptarit, ku gjetën 22 kg e gjysmë kokainë.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se kjo është sasia më e madhe e kokainës së kapur ndonjëherë në histori nga zyra e Policisë në Cuneo.

Emigranti shqiptar 48 vjeç banues në Verzuolo, sipas mediave rrezikon deri në njëzet vjet burg.

Policia ka thënë se Marin Dajani, megjithë sasinë e madhe të drogës që iu gjet në automjet, kishte arritur ti shpëtonte ndjekjes dhe informacioneve të agjentëve të antikrimit.

Kjo pasi policia nuk ka pasur të dhëna paraprake për aktivitetin e tij ndërkohë që arrestimi është bërë nga skuadrat lëvizëse në kuadër të masave anti covid.

Ndalimi i 48 vjeçarit është bërë fillimisht për papajtueshmëri me kufzimet anti covid, pasi shqiptari po udhëtonte me shpejtësi të lartë me makinën e tij, një SUV Land Rover Discovery me ngjyrë të errët.

Në përballjen e parë me policët 48-vjeçari u shpjegoi agjentëve se ai ishte banor i zonës dhe po shkonte te disa të afërm, por kontrolli fizik në automjet gjeti sasinë e kokainës.

Dajani është dërguar në paraburgim me akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së drogës për shitje në pritje të procedurave gjyqësore.

Droga e sekuestruar