Sebepi pandemia/Avokatja e Popullit: Shumica e të shoqëruarve për protestë të paligjshme, jo dhunë. Po ndalohen zërat kundër

Sebepi pandemia/Avokatja e Popullit: Shumica e të shoqëruarve për

Shpërndarja e protestës së sotme me gaz lotsjellës mbrëmjen e sotme pa nisur mirë për Avokaten e Popullit është dëshmi e faktit që protestat edhe kur nuk janë të dhunshme nuk janë lejuar që prej nisjes së pandemisë.

Ballanca: Numri i protestuesve ishte më i vogël dhe menjëherë pa pasur veprime të dhunshme policia ka zbatuar planin e shpërndarjes së protestës. Episodi i sotëm tregoi atë që qytetarët në përgjithësi kanë parë, protestat edhe kur nuk kanë qenë të dhunshme janë ndaluar në Shqipëri që prej nisjes së pandemisë dhe deri më tani.

Për Ora News ajo komentoi edhe protestën e sotme në Shkodër.

Ballanca: Kanë qenë një grup i vogël protestuesit që kanë djegur dhe bastisur PS. Është një akt që e kanë denoncuar shumë persona, edhe ata që kanë qenë pjesa kryesore e protestës në Shkodrër. Veprimet e dhunshme nuk janë të lejueshme në asnjë rast.

Por Avokatja e Popullit insiston se nuk janë e keqja e vendit protestat. Madje ajo vë në dukje se shumica e protestuesve janë shoqëruar vetëm për pjesëmarrje në protestë.

Por ndërsa nuk lejohen grumbullimet jashtë për shkak të pandemisë, akush nuk pyet për mbushjen e komisariateve.

Kjo sipas Ballancës tregon se pandemia po përdoret vetëm për të mbytur çdo zë kundër.

Ballanca: Nuk është e keqja e këtij vendi protesta. Shkaku pse nuk mund të bëjmë protesta është përhapja e pandemisë, kjo është arsyeja që na jepet nga mëngjesi deri në darkë.Policia, shteti, të gjithë duhet të na tregojnë se nuk e shtojnë pandeminë duke ndaluar çdo qytetar që merr pjesë në protestë. Kam evidentuar se në pjesën më të madhe të shoqërimeve të bëra ditët e fundit nuk ka qenë shkaku kryerja e veprimeve të dhunshme por pjesëmarrja në protestë të paligjshme. E shikoni sa problematike është për të drejtat e njeriut, po shoqërohen persona vetëm se kanë marrë pjesë në protestë dhe kjo justifikohet me kushtet e emergjencës shëndetësorë. Qëllimi është të mos mblidhen njerëz ndërkohë në komisariate janë mbledhur njerëz në kushte shumë më të këqija shëndetësore. Kjo masë nuk po vendoset për këtë qëllim por qëllimi është që të mos ketë asnjë zë kundër për asnjë lloj çështje. Në këto protesta ka një numër shumë të madh të rinjsh. Kjo është për tu analizuar se pse të rinjtë e këtij vendi janë të mbushur në këtë nivel sa nuk e pranojnë këtë sjellje të organeve të policisë ndaj tyre. Rasti fatkeq u bë shkëndija e kësaj revolte në Tiranë.

Shqetësim ajo ka edhe për shoqërimin e të mituve për të cilët edhe pse ligji e parashikon ajo thotë se sjellja ndaj tyre është krejt tjetër nga ajo me persona madhorë.

Ballanca: Mundësia ekziston, mund të shoqërohen nëse kryejnë veprime të paligjshme.Për kundravajtje penale janë 16 e sipër, për vepra penale 14 vjeç e sipër. Por ka rregulla dhe procedura të posaçme që janë të ndryshme nga qytetarët madhorë. Parashikohen lehtësira, asistencë psikologjike dhe avokati. Nuk mund të pyeten në orën e natës dhe kjo ka ndodhur. Nuk ka pasur psikolog. Letrat janë në rregull por procedurat nuk janë ndjekur. Për dy ditët e para të protestës kemi pasur 124 të shoqëruar, prej të cilëve 57 të mitur. Pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur dje dhe sot. Një pjesë janë për pjesëmarrje në protestë dhe të tjerë për veprime të dhunshme. Personat që kryejnë veprime të dhunshme duhet ta kenë të qartë se do të përballen me ligjin por ky është mandat i prokurorisë.

Ballanca nënvizon se ndër vite policia nuk ka pasur një qëndrim konstant kundër veprimeve të dhunës.

Për dhunën policore ndaj qytetarëve dhe vetë gazetarëve ajo ndau këtë qëndrim.

Ballanca: Çdo pretendim që ka pasur e kemi regjistruar.  Rasti i gazetarëve ka qenë një rast që më ka shqetësuar herët, që me fillimin e gjendjes së jashtëzakonshme ka pasur një tendencë në rritje të  shoqërimit dhe të personave që kanë qenë duke ushtruar të drejtën e tyre të raportimit për ngjarjet e ndryshme. Është e patolerueshme. Shoqërimi kryehet për veprime të paligjshme, nuk mund ta shoqërosh personin kot, vetëm se do. Është dhunë dhe arrogancë policore shoqërimi i personave kot. Nuk ka ligj që ndalon filmimin jashtë. Secili mund të filmojë. Janë evidentuar fakte që tregojnë një përdorim të tepruar të forcës. Fakti që mundohen të zhdukin gjurmët tregon se ata e dinë se çfarë janë duke bërë. Shpresoj shumë që SHÇBA do ti verifikojë dhe marrë masat përkatëse. Deri tani masat kanë qenë relative. Ende ka nevojë për edukim shumë më të madh të forcave policore dhe shembulli më i mirë për të treguar se me çfarë përballet qytetari ishte djali i ish-kryeministrit Meksi që bashkë më vajzën doli të protestonte para Ministrisë së Brendshme dhe erdhën policët nuk lejohet këtu, duhet të largohesh. Ai filmim është diçka që tregon se sa e vështirë është të shprehësh idenë tënde në këtë vend pa u trazuar.

Vendi Lajme Aktualitet erinda ballanca protesta per klodianin shoqerimet nga policia

EMISIONET