Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ngriti problemin e naftëtarëve, të cilët prej disa muajsh janë në protestë për të kërkuara pagat e prapambetura.

Sipas deputetes, ky është modeli që kemi ngritur në Shqipëri, ndërsa shtoi se pas privatizimit të ARMO-s gjatë qeverisjes së PD, borxhi I kompanisë ka arritur në 900 milionë dollarë.

Njerëz të palodhur që nuk paguhen, nga ana tjetër kemi disa njerëz që janë të pangopur, kanë marrë këtë pasuri e kanë shfrytëzuar dhe e kanë futur vendin në gropë. Dua të përmend naftëtarët e Ballshit që janë njerëz me dinjitet janë kthyer pa dinjitet  se nuk ka kush ti mbrojë, deputetët heshtin, qeveria hesht, por edhe një opozitë që është jashtë parlamentit edhe ajo hesht dhe kjo është skandaloze. Më përpara dhe pse ishte një biznes i korruptuar prapë i sillte fitim shtetit. Që kur arma u privatizua, që në kohën e Berishës, e ka çuar vendin në gropë.

Ata me të drejtë kërkojnë rrogat e tyre, e kanë lënë me 900 milion euro dollarë borxh këtë vend. A ka ndonjë procedim për këta persona nuk paguajnë punëtoret. Me kohë këta naftëtarë dalin në rrugë për të protestuar. Një grup të pangopurish që jetojnë si sheik,  ndërsa ata që kërkojnë pagat procedohen. Sot ne heshtim përpara atyre që kërkojnë pagat. Ky lloj sistemi duhet të shkallmohet“, tha ndër të tjera Hajdari.