Në vitin 2014 bashkia e Sarandës caktoi një fond prej 16.6 milionë lekësh për mbjedhjen e më shumë se 26 mijë pishave e selvive por sot në këtë zonë nuk ka asnjë pemë të re të mbjellë.

Fotot e publikuara atëherë nga bashkia e Sarandës, kur kryetari i bashkisë ecën me filizë në dorë treguan fillimin e aksionit të pyllëzimit të kurorës së Gjelbër të Sarandës, duke e konsideruar punën të mbyllur.

Ata nuk morën në konsideratë mbrojtjen dhe ujitjen e pemëve

Vetëm në vitin 2017, Bashkia e Sarandës u kujtua të bëjë monitorimin e ecurisë së pyllëzimit.

Të dhënat tregojnë se vetëm 22 % e fidanëve nuk ishin dëmtuar.

Ndërsa në vitin 2020, pamjet tregojnë se me 16.6 milion lekë të harxhuara Saranda ka përfituar vetëm një kurorë me inerte.

“Në 50 ha tokë pemët e selvisë dhe pishave janë zhdukur dhe zona është mbushur me inerte”

Jo vetëm asnjë pishë apo selvi e re nuk duket të ketë shpëtuar, por kjo pjesë e qytetit është krhyer në një hapësirë për të hedhur inerte.

Pishat e mbjella që 50 vite më parë, gjithashtu po priten.